Avantazhet e CAPITAL
  • Nese ne skemen e sigurimit shoqeror, nje i siguruar vdes pa e arritur moshën e pensionit dhe personat e tjere te familjes nese nuk jane ne ngarkim te tij nuk mund te gezojne pension familiar, ne momentin qe ju siguroheni ne “CAPITAL”, ne kontraten e sigurimit ju mund te caktoni nje ose disa persona, qe mund te perfitojnë te gjitha parate e llogarise tuaj ne rast pamundesie per te gezuar pensionin tuaj...


  • Nese kur dilni ne pension ne skemen e sigurimit shoqeror do ju duhen 5 muaj per te pergatitur dokumentet, ne “CAPITAL” mjafton vetem nje telefonate dhe numri personal i identifikimit me te cilin do te pajiseni.


  • Nese ne skemen e sigurimit shoqeror ju duhet te prisni te mbushni moshen e caktuar per te gezuar pensionin, me “CAPITAL”, ju mund ta caktoni vete kohen se kur mendoni te pensionoheni...


  •  

    PERFITIMET

    Nga fondi i pensionit të IPPS “CAPITAL” do të paguhen:

      pensionet që rrjedhin nga skema e sigurimit të pensionit.
      të ardhurat, grantet, shlyerjet, si dhe përfitime të tjera që rrjedhin nga rregullat ose kontrata.

    Sipas përdorimit në këto rregulla, në përfitimet që jepen nga “CAPITAL” nuk përfshihet e ardhura nga sigurimi i detyrueshëm, vullnetar, suplementar shtetëror dhe pensioni shtetëror i posaçëm, që percaktohen sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ligje të tjera në zbatim të tij.

    Masa mujore e pensionit dhe kohëzgjatja e përfitimit

    Shuma e pensionit mujor që do të përfitojë çdo i siguruar në IPPS “CAPITAL”, do të jepet nga mjetet që gjenden në llogarinë e tij financiare në fund të periudhës së sigurimit, pasi i siguruari ushtron kërkesën për përfitim. IPPS “CAPITAL” përllogarit masën mujore të pensionit në prezencë të çdo të siguruari mbi bazën e një koefiçienti, i cili përcaktohet nga :
      sasia e kontributeve të paguara.
      kohëzgjatja e pagesave kontributive.
      masa e fitimit që ka rrjedhur nga investimi i mjeteve të llogarisë së tij.
      kohëzgjatja e përfitimit.

    Kjo mënyrë përllogaritjeje, i bëhet e njohur çdo personi që kërkon të sigurohet, që nga momenti i nënshkrimit të kontratës.
    Personi i siguruar ka të drejtë të informohet në çdo kohë për evidencën personale të sigurimit nga fondi i pensionit. Periudha minimale e mbulimit me përfitime për çdo të siguruar do të jetë jo më pak se 7 (shtatë) vjet.

    Pensioni i invaliditetit

    Personi që bëhet plotësisht i paaftë për të punuar gjatë kohës që është i siguruar në fond, merr pension invaliditeti kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit.
    Periudha minimale e sigurimit për përfitimin e invaliditetit nga fondi i pensionit është 5 vjet.
    Invaliditeti mund të caktohet vetëm me vendim te KMCAP prane ISSH dhe/ose nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë në “CAPITAL” per rastet kur personi nuk eshte i perfshire ne skemen e sigurimit te detyrueshem (emigrantet, të papunët etj..).

    Pensioni familjar

    Personat, që janë në ngarkim të të siguruarit që vdes dhe që kishte plotësuar periudhën minimale të sigurimit 5 vjet, apo kishte plotësuar kushtet për pension invaliditeti ose pension pleqërie, apo merrte pension të parakohshëm ose pleqërie, kanë të drejtë të marrin pension familjar.

    Pensionin familjar në këto raste e përfitojnë pjesëtarët e familjes së të ndjerit, të cilët përfitojnë me zëvendësim sipas radhës së mëposhtme:
      jetimi kur ka një moshë nën 18 vjeç.
      në mungesë të përfitimit nga jetimët nën moshën 18 vjeç, pension familjar mund të përfitojë edhe bashkëshorti/ja i/e ve, kur është i/e paaftë për punë ose në kushtet kur nuk përfiton të ardhura të tjera dhe ka arritur moshën 60 vjeç.
      në mungesë të përfitimit nga bashkëshorti pasjetues, pensionin familjar mund ta përfitojnë prindi / prindërit, kur ka/në arritur moshën 65 vjeç, si dhe/ose personat e paaftë që kanë qenë në ngarkim të të ndjerit, për një periudhë jo më pak se pesë vite para momentit të vdekjes, por gjithmonë në rastet kur këta nuk përfitojnë të ardhura të tjera si pasojë e paaftësisë së tyre për punë.
      në mungesë të përfituesve nga pensioni familjar, trashëgimtarët e të ndjer/it/ës, kanë të drejtë të tërheqin në formë shlyerjeje të gjitha mjetet nga llogaria individuale e personit të siguruar, sipas procedurave të përcaktuara të IPPS “CAPITAL”.

    Pensioni i parakohshëm

    IPPS “CAPITAL” mund të përfundojë me çdo të siguruar kontrata sigurimi për pensione të parakohshme.

    Mosha dhe periudha e sigurimit për pension të parakohshëm, përcaktohet në kontratën e sigurimit duke respektuar afatin minimal për periudhën e pagimit të kontributeve.

    Përfitime të tjera, mund të akordohen për të siguruarit e fondit të pensioneve edhe në formën e ndihmave materiale (kundravlefta), apo të pagesës së faturave (kundravlefta), për raste të fatkeqësive natyrore, apo të sëmundjeve të rënda (operacioneve dhe të tjera të kësaj natyre).

    IPPS “CAPITAL”, hap llogaritë individuale për të gjithë personat e përfshirë në skemën e sigurimit në emër të tyre.