Avantazhet e CAPITAL
  • CAPITAL ju krijon gjithashtu mundesine qe ju ta zgjidhni vete masen e kontributit mujor, duke garantuar njekohesisht se nese paguani dhjete vite me radhe kontribute, llogaria juaj do te kete para, te pakten pesedhjete perqind me shume nga sa keni paguar.


  • Per te perfituar nje pension shteteror Ju duhet te paguani per 35 vite kontribute, ndersa per nje pension suplementar nevojitet gjysma e ketyre viteve, per te perfituar dyfishin e pensionit shteteror.


  •  

    SI FUNKSIONON PENSIONI SUPLEMENTAR

    Aderimi në fondin e pensioneve

    Cdo person ose subjekt mund të aderojë në IPPS “CAPITAL”.

    Per te qene i siguruar ne Institutin Privat te Pensioneve “CAPITAL” (IPPS “CAPITAL”), eshte e mjaftueshme lidhja e nje kontrate sigurimi mes nje personi qe vullnetarisht kerkon te paguaje kontribute mujore dhe perfaqesuesit te IPPS “CAPITAL”.

    Me nenshkrimin e kontratës, personi qe sigurohet paguan kontributin e tij. Ky kontribut, do te paguhet ne çdo rast ne muajin aktual per muajin pasardhes. Pagesa do te behet ose prane perfaqesuesit te IPPS “CAPITAL” ne kembim te nje mandati pagese, ose ne llogarine e IPPS “CAPITAL” prane bankes.
    Pas nenshkrimit te kontrates, personi i siguruar pajiset me nje numer sigurimi te krijuar vetem per te nga IPPS “CAPITAL”. Me kryerjen e pageses se ketij kontributi, IPPS “CAPITAL” eshte i detyruar te hape llogarine personale te te siguruarit. Kjo llogari, eshte e paprekshme dhe vetem i siguruari qe ka kryer pagesat ka te drejte te disponoje mjetet e saj.

    Personi qe sigurohet eshte ne gjendje qe ta kontrolloje llogarine e tij ne cdo kohe duke kontaktuar perfaqesuesin e “CAPITAL”.

    Pas vitit te pare te sigurimit, çdo i siguruar do të pajiset falas me nje karte elektronike identifikimi ne te cilen eshte rregjistruar numri i tij i sigurimit, gje qe i mundeson te siguruarit informacion te hollesishem mbi gjendjen e tij te llogarise. Kete karte, i sigururi do te mund ta perdore duke shfrytezuar te dhenat e saj, nepermjet lidhjes me internet ne adresen www.capital.com.al ndërsa më vonë edhe për ta kontrolluar kete llogari direkt nga bankomatet publike.

    Përfitimet e llogarisë

    IPPS “CAPITAL” i investon mjetet e llogarise se çdo te siguruari ne fusha investimi te percaktuara nga ligji dhe te mbikeqyrura me rigorozitet nga Autoriteti Shteteror Mbikeqyres. Shkalla e investimit te ketyre parave te te siguruarit ka në çdo rast me nje interes te barabarte me depozitat bankare. Ky investim i llogarise perben nje avantazh te madh krahasuar me kontributin qe paguhet cdo muaj per sigurimet shoqerore.