Avantazhet e CAPITAL
  • Nese nje i siguruar ne sigurimet shoqerore vdes dhe familjaret e tij nuk mund te perfitojne nga kontributet e paguara prej tij, ne CAPITAL, trashegimtareve u kthehen te gjitha parate qe ka paguar i siguruari, bashke me fitimin nga depozita.


  • Nese nje dite vendosni ta nderprisni sigurimin ne CAPITAL, atehere ju mund ti terhiqni te gjitha parate qe keni paguar se bashku me fitimin nga investimi duke mbyllur llogarine...


  •  

    Ç'FARE ESHTE CAPITAL

    CAPITAL eshte i pari institut privat pensionesh, i cili ka nje kapital teresisht shqiptar. Ka specialistet me te mire shqiptare ne fushen e pensioneve dhe sigurimeve, biznesit dhe investimeve... CAPITAL ka kushtet me bashkekohore te zhvillimit te nje biznesi, ku teknologjia e informacionit eshte ne nivelet me te larta, duke garantuar nje TRANSPARENCE maksimale, duke krijuar mundesine qe ne cdo moment Ju te verifikoni llogarine Tuaj dhe te shihni se si ajo rritet kohe pas kohe…
    Me anen e nje kontrate te thjeshte sigurimi, ju mund te beheni partner i CAPITAL. duke siguruar keshtu pension suplementar ne shtese te atij pensioni qe merrni nga sigurimi shoqeror, por edhe qetesine kur ju te arrini ne moshen e trete.
    CAPITAL ju krijon gjithashtu mundesine qe ju ta zgjidhni vete masen e kontributit mujor, duke garantuar njekohesisht se nese paguani dhjete vite me radhe kontribute, llogaria juaj do te kete para, te pakten pesedhjete perqind me shume nga sa keni paguar.
    Per te perfituar nje pension shteteror Ju duhet te paguani per 35 vite kontribute, ndersa per nje pension suplementar nevojitet gjysma e ketyre viteve, per te perfituar dyfishin e pensionit shteteror.

    Kompania private e pensioneve suplementare “CAPITAL”,

    ka si qellim kryesor te saj, veprimtarine e mbledhjes se kontributeve vullnetare individuale nga persona, te cilet deshirojne te perfitojne edhe nje pension tjeter mbi ate qe ofron skema publike e sigurimit shoqeror.

    Kjo veprimtari, e cila mbeshtetet dhe organizohet sipas ligjit nr.7943, date 01.06.1995 “Per pensionet suplementare dhe institutet private te pensioneve”, konsiston ne:

      Mbledhjen e kontributeve nga personat qe sigurohen ne “CAPITAL”
      Administrimin e tyre nëpërmjet veprimtarisë financiare të IPPS “CAPITAL” në drejtim të investimit të fondeve.
      Caktimin e përfitimeve suplementare në përputhje me ligjin dhe regulloren e këtij instituti.
      Dhënien e përfitimeve për të gjithë të siguruarit, të cilëve u lind e drejta për përfitim.

    Fondi i pensionit i “CAPITAL”, ka si qëllim mbulimin me përfitime në raste të pakësimit të të ardhurave si pasojë e:

      pleqërisë.
      invalidizimit, aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale.
      humbjes së mbajtësit të familjes.
      ndërprerjes së parakohshme të marrëdhënieve të sigurimit.

    Mjetet në fondin e pensionit përdoren për të paguar përfitimet që rrjedhin nga skema e sigurimit të fondit për çdo person të siguruar në “CAPITAL”.